Testet e dy zyrtarëve policorë për virusin SARS-CoV-2 nga Komuna e Kamenicës kanë dal negative.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se ky është një lajm i mirë dhe se presim lajme të mira edhe për mostrat tjera të marra.
“Testet e dy zyrtarëve policorë për virusin Covid-19, kanë rezultuar negativ. Presim lajme të mira për të gjitha mostrat e marra”, tha ai.
Gjithashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe gjashtë pacientë të tjerë.
Ndërkaq sot numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në gjashtëmbëdhjetë persona.