Dy shtetas grekë sot në mëngjes, si pasojë e aksidentit automobilistik, kanë ndërruar jetë në afërsi të Banjës së Bujanocit, në rrugën magjistrale që lidhet me Maqedoninë.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur automobili “Daewoo lanos” me targa të Greqisë, në të cilën gjendeshin dy shtetas të moshuar grekë, për arsye të panjohura deri më tani ka goditur kamionin me targa të Maqedonisë.
Shoferi i kamionit ka marrë lëndime të lehta trupore.
Shkaktari i aksidentit nuk dihet, ndërsa dyshohet në shikimin e dobët në rrugë për shkak të mjegullës së dendur./Titulli.com/