DYLON

Dy të ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe dhënie apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin

Dy të ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe dhënie apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin
Avatar photo Redaksia

Ndalohen dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe dhënie apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se  të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë.

Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.