Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit rajonal të Prishtinës, mbrëmë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 14 vjeçarit, vrasje kjo e cila ka ndodhur dje rreth orës 12.00 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, saktësisht në oborrin e shkollës “Emin Duraku”.
Policia njofton se personat e dyshuar, janë L.S, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar kryesor për vrasje dhe plagosje si dhe A.S mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e vrasjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në Qendrën Rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë.