Dy të arrestuar për posedim të substancave të dyshuara narkotikeFOTOILUSTRIM

Dy të arrestuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan kanë arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, peshore, grindera, para..,

Raporti i policisë:

BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Gjilan 04.02.2021 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, te të cilëve gjatë kontrollit, njësiti relevant policor iu ka gjetur dhe sekuestruar: 15.5 gram substanca të dyshuara të llojit Kokainë, 1.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, 1.3 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Hashash, një tabletë Ekstazi, 1 peshore digjitale, 3 grindera për marihuanë, 365 euro dhe 20 franga. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE.com/

KOMENTE