Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje, lirohen në procedurë të rregulltfotoilustrim

Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje, lirohen në procedurë të rregullt

Autoritetet policore kanë bërë të ditur për dy raste të ndara, të arrestimeve për armëmbajtje pa leje, të regjistruara, një në Viti e tjetra në Novobërdë.

Sipas raportit policor, në Viti, është arrestuar i dyshuari, mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në rastin tjetër, sipas po;licës, në Novobërdë është ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollimit te pasagjeri i dyshuar, mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një revole TT 7.62 mm me tetëmbëdhjetë (18) fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

KOMENTE