DYLON

Dy të arrestuar në Preshevë me makinën me targa të Bujanocit

Avatar photo Redaksia

Policia gjatë fundjavës në Preshevë konfiskoi rreth 600 kilogram të duhanit të grirë pa dokument përcjellës. Policia, gjatë një kontrollimi të makinës “Volkswagen” me targa të Bujanocit, të cilin po e drejtonte F.O., ndërsa në vendin e pasagjerit ishte M.O., ka zbuluar duhanin, në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës.

Sipas kumtesës së policisë, të cilën e transmeton Titulli.com, me urdhër të zëvendës prokurorit të prokurorisë themelore në Vranjë, të dyshuarve F.O. dhe M.O. i është caktuar masa e mbajtjes, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale, tregti të paligjshme.

EkoHigjiena

Të dyshuarit me kallëzim penal janë sjellë tek zëvendës prokurori i Prokurorisë publike themelore në Vranjë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.