/2L ONLINE/ – Policia ka ndaluar në fshatin Karaçevë dy të dyshuar, shqiptarë të Kosovës të cilët në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 71 dele, të cilat po transportoheshin për në shtetin e Serbisë.
Sipas Policisë në kamion ishin edhe dy të dyshuar, shqiptarë, shtetas të Serbisë, ndaj të cilëve është hapur rasti i veçantë “kalim i paautorizuar i kufirit”.
Me urdhër të prokurorit kamioni dhe delet janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/