/2L ONLINE/ – Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet për dy të arrestuar në Rajonin e Gjilanit për të cilët ka pas urdhëresë të lëshuar nga gjykata,, e të cilët janë dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.
Në fshatin Cermovë të Vitisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Ndërsa n rastin tjetër, në rrugën “Mulla Idrizi{ të Gjilanit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/