DYLON

Dy talentët e KV Drita ftohen në Kombëtaren U17 të Kosovës

Dy talentët e KV Drita ftohen në Kombëtaren U17 të Kosovës
Avatar photo Redaksia

“Me krenari njoftojmë se dy lojtarë të KV Drita Meshkujt janë përzgjedhur për të përfaqësuar Kombëtaren U17 të Kosovës në volejboll”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas të volejbollit.

Bëhet fjalë për talentet: Lir Jusufi (Pasues) dhe Mal Devaja (Qendër).

EkoHigjiena

Në njoftimin e klubit “bardh e kaltër”, thuhet se ky është një vlerësim i punës, përkushtimit dhe talentit të tyre, si dhe një dëshmi e punës së vazhdueshme që bëhet në KV Drita për zhvillimin e volejbollistëve të rinj.

“I urojmë Lirit dhe Malit shumë suksese me fanellën e Kosovës dhe besojmë se do ta përfaqësojnë vendin dhe klubin tonë me krenari. Urime Lir, urime Mal! Forca Kosovë!”, thuhet në njoftimin e KV Drita nga Gjilani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.