DYLON

Dy skuadrat gjilanase në kërkim të pikëve të plota

Dy skuadrat gjilanase në kërkim të pikëve të plota
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javë së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillohen dy ndeshje, në të cilat do të jenë edhe skuadrat gjilanase, FC Drita e SC Gjilani, që ndaj kundërshtarëve të tyre në këtë xhiro, Dukagjinit e Prishtinës, synojnë pikë të plota.

Drita, që është liderë e tabelës do të jetë skuadër udhëtuese në Klinë, ku e pret ballafaqimi me Dukagjinin, një mundësi e mirë që me tri pikë të reja ta ruaj diferencën e pikëve me ndjekësit e tij për titull, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Aktualisht, Drita ka 53 pikë, 10 pikë më shumë se Ballkani që e ndjekë pas, por që e ka të luajtur ndeshjen e kësaj jave, andaj skuadra bardh e kaltër me fitore eventuale do ta rikthej diferencën prej 13 pikëve me të dytin.

Në anën tjetër, Gjilani  do të jetë skuadër mikpritëse në këtë xhiro, ajo e “gostit” skuadrën e Prishtinës, një ndeshje kjo e rëndësishme por edhe e vështirë pasi po ballafaqohen dy skuadrat  që synim e kanë pozitën në tabelë që do t’ia mundësojë një vend në garat evropiane. Andaj, siç janë shprehur edhe drejtuesit e klubit, synimi është rezultati maksimal, që tri pikë të mbesin në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.

Aktualisht, Gjilani ndodhet në pozitë ne katërt me 34 pikë,  e Prishtina e gjashta me 31 pikë.

Të dyja këto ndeshje, Dukagjini – Drita dhe Gjilani – Prishtina, të kësaj jave (25), nisin nga ora 14:00.

Kujtojmë se të premten, Ballkani mundi Ferizaj (2:1), ndërsa të dielën zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera përmbyllëse të kësaj xhiroje: Llapi – Suhareka dhe Feronikeli 74 – Malisheva.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.