DYLON

Dy skitarët kosovarë përfundojnë garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Dy skitarët kosovarë përfundojnë garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj
Avatar photo Elife Sherifi

Skitarët kosovarë, Drin Kokaj dhe Era Shala të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, “Llozana 2020”, mbyllën sot garat në Erzurum 2019, garë kjo që po mbahet nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë (FIS).

Kokaj garoi edhe sot në sllallom të madh, duke zënë vendin 31 prej 50 garuesve, prej të cilëve vetëm tre u larguan nga shtegu. Drini pati kohën 1:31.65 sekonda.

Edhe Era garoi në sllallom të madh, duke pasur paraqite të mirë, pasi doli e 16-ta nga 25 garuese, tri prej të cilave dolën nga shtegu. Shala pati kohën 1:41.00 sekonda.

EkoHigjiena

Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, “Llozana 2020” mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.