DYLON

Dy skenarët e PDK-së

Avatar photo Redaksia

​Gjykata Kushtetuese është në fazën e përgatitjes së interpretimit në pyetjet e presidentes Atifete Jahjaga, për çështjen e mandatarit. Në këtë fazë pos opozitës që pretendon të marrë qeverisjen e vendit, duarkryq nuk po rri as subjekti fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit, Partia Demokratike e Kosovës.

Gazeta Tribuna merr vesh se PDK dhe kryetari i saj Hashim Thaçi, janë duke menduar për skenarët e mundshëm pas prezantimit të interpretimit. Sipas këtyre burimeve ata janë duke e analizuar situatën që nuk do t’i linte jashtë Qeverisë, cilido që të jetë vendimi i kushtetueses.

EkoHigjiena

Në këtë rast janë duke u diskutuar dy skenarë të mundshëm.

“Skenari i parë është se nëse kushtetuesja jep interpretim se PDK-së i takon dy herë të provojë krijimin e Qeverisë, atëherë PDK do ta shfrytëzojë këtë interpretim, duke ia bërë qartë edhe opozitës se këtu definohet edhe çështja e kryeparlamentarit. Kjo pasi në një situatë të tillë do të sqarohej edhe çështja sa i përket shumicës në Kuvend, që në këtë variant i bije partisë që ka fituar më së shumti vota”, ka thënë burimi.

Por, i njëjti burim ka shpjeguar edhe skenarin e dytë që PDK po mendon ta përdorë si instrument bllokimi.

“Skenari i dytë mund të jetë ai që gjykata t’i japë të drejtën partisë fituese që njëherë të provojë krijimin e qeverisë, dhe nëse dështon atëherë këtë ta bëjë i dyti në këtë rast opozita. Nëse vije deri të kjo situatë, PDK po mendon ta bllokojë konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së kryeparlamanterit. Këtë planifikon ta bëjë duke e dërguar për interpretim në gjykatë çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit me anë të deputetëve të cilët pritet të betohen para se të votohet për kryetarin e Kuvendit”, ka sqaruar me tej burimi.(Tribuna)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.