Dy shtatzëni të reja konfirmohen pas procedurave IVF në QKUK
Qendra Klinike Universitare e Kosov[s ka njoftuar se po vazhdojnë sukseset në Repartin e Fertilizimit të Asistuar (IVF).
Sipas QKUK-së, dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
“Konfirmimi është bërë përmes analizës β-hCG, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor. Në ditët në vijim pritet edhe konfirmimi i shtatzënive të tjera”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /2LONLINE/
