DYLON

Dy serb të arrestuar me urdhëresë të Gjykatës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Kosovës kanë bërë me dije se në dy raste të ndara në Rajonin e Gjilanit, janë arrestuar dy të dyshuar, serb, për të cilët ka pas të lëshuar urdhëresë nga Gjykata. Të njëjtit pasi janë kapur nga policia janë dërguar n vuajtje të dënimit.

Përndryshe në rastin e parë bëhet fjalë për arrestimin e personit të kërkuar në fshatin Pasjan të Parteshit. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar-Serb dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

EkoHigjiena

Ndërsa në rastin tjetër bëhet fjalë për arrestimin që ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar-Serb dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, thuhet n raportin e policisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.