Dy raste të reja me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

Dy raste të reja me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar mbrëmë se pas testimeve të bëra dy raste kanë rezultuar pozitiv në Komunës e Kamenicës.

Rastet janë nga fshatrat Roganë dhe Shqipashnicë e Epërme.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kamenicës të kujdesen për veten, ka thënë se deri më tani 44 raste kanë qenë të diagnostifikuara me COVID-19, ku prej tyre 41 janë shëruar.

“Edhe dy raste të reja të diagnostifikuara me COVID-19 në komunën tonë. Një rast në Roganë dhe një në Shipashnicë të Epërme. Deri më tani në komunën tonë 44 persona janë diagnistifikuar me virusin SARS-CoV-2, 41 prej tyre janë shëruar plotësisht dhe kanë mbetur edhe tri (3) raste aktive. Ju lutem që të kujdeseni për veten dhe njerëzit tuaj përreth. Pastroni duart, mbani distancën dhe përdorni dezinfektues me bazë alkooli” ka thënë ai.

KOMENTE