DYLON

Dy Qeveritë të ndihmojnë e formësojnë një qëndrim për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

/2L ONLINE/ – Sot takohen dy qeveritë shqiptare. Ky takim i dy qeverive nuk duhet të mjaftohet vetëm në të dhënit e një mesazhi të mbështetjes morale për Medvegjë , Preshevë e Bujanoc por edhe të njoftojë , alarmojë dhe sensibilizojë opinionin mbi diskriminimin por mbi të gjitha të ndaj mjete dhe të krijoj një fond të përhershëm për Luginën.

EkoHigjiena

Të ndahen detyra e përgjegjësi, saktë të dihet për çdo vjet nga sa mjete do të ndahen jo vetëm premtime në letër .Dy qeveritë shqiptare kanë obligim moral, institucional dhe kombëtarë që më në fund në këtë takim të dytin me radhë të dy qeverive të fillon një qasje e re , e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare, të harmonizojnë strategjitë e veprimi si: Për Referendumit të një e dy marsit 1992,për marrëveshje e Konçulit, Këshillin Nacional të Shqiptarëve,Trupin Koordinues, për diskriminimin në këtë Krahinë, për amnistinë e ushtarëve të UÇPMB-së, për të dëbuarit, zhvendosurit, për hapjen një Universiteti publikë në gjuhën shqipe , etj .

Mbajtja e një qëndrimi i dy shteteve duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezantohet edhe në Bruksel , Nju Jork e kudo tjetër në botë. Çështja e pazgjidhur e kësaj Krahine të ngritët edhe në mekanizma e instanca si në Parlament të Evropës dhe seanca të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara .

Përveç bashkëpunimi ndërkufitar të nivelit Komunal na duhet edhe bashkëpunimi Rajonal i shteteve në shumë fusha të bashkëpunimit në mesë tyre që është interes i përbashkët. Takimi i radhës për kabinetin qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë ti bashkëngjitet edhe kabineti Qeveritar i Maqedonisë dhe takimi i përbashkët i tri Qeverive të mbahen në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar afër Preshevës dhe Gjilanit .Po ashtu në një të ardhme të afërt presim takime edhe bashkëngjitje të Kabinetit Qeveritarë i Malit të Zi , Serbisë dhe Greqisë.

Takimet të dy Qeverive Shqiptare duhet të vazhdohen si të rregullta , kurse dy Parlamentet të caktojnë nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojnë dhe propozojnë që të dy Parlamentet Nacionale të themelojnë një Komision Parlamentar miks për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë . Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për popullatën e kësaj Krahine .

Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mëdhenj do të jemi ne Shqiptarët. /2L ONLINE/