Dy pyetjet e deputetit Kamberi në Parlamentin e Serbisë

Dy pyetjet e deputetit Kamberi në Parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë seancës së Kuvendit, ka shtruar dy pyetje për Qeverinë e Serbisë.

Kamberi në Kuvend, ka ngritur shqetësimin për pasivizimin e adresave të vendbanimieve të qytetarëve në Medvegjë, që sipas tij me këtë proces qytetarëve, kryesisht shqiptare po i humbin të drejtat civile dhe bashkë me to edhe të drejtën e votës.

Po ashtu qështja tjetër që ka ngirut prap sot deputeti shqiptar, ka qenë ajo për varrezat masive për të cilat vazhdimisht reagon politika e Kosovës ndërsa Kamberi është deputet që duhet të merret me problemet e shqiptarëve në Luginë.
Ja dy pyetjet që, në seancë, i shtroi deputeti Kamberi.

***

Pyetja ime e parë i adresohet ministrit të policisë së Republikës së Serbisë dhe ka të bëjë me procesin e pasivizimit të vendbanimeve të qytëtarëve në komunën e Medvegjës.

Siç është folur disa herë, në komunën e Medvegjës është duke u zhvilluar një proces masiv i pasivizimit të adresave të qytetarëve të cilët po i humbin të drejtat e tyre civile dhe bashkë me to edhe të drejtën e votës.

Në këtë drejtim zgjedhjet e fundit të mbajtura në këtë komunë më 2019 kanë dëshmuar se ky proces në mënyrë më drastike është zhvilluar ndaj popullsisë shqiptare të kësaj komune.

Nga tetë mandate të këshilltarëve komunalë, sa kanë pasur partitë shqiptare në këtë komunë para 2019, në zgjedhjet e 2019 kanë rënë në tre mandate, kjo për shkak të shlyerjes arbitrare të adresave të tyre dhe shlyerjes së tyre nga regjistri zgjedhor.

Një akt i këtillë po ndikon në ndryshimin artificial të strukturës etnike të kësaj komune dhe si i këtillë ky proces është edhe antikushtetues edhe antidemokratik.

Për këtë arsye, pyetja ime për ministrin e punëve të brendshme është:

Cili është numri i qytetarëve të cilëve i është pasivizuar vendbanimi gjatë vitit 2017, 2018, 2019 i 2020 në këto vednbanime: Medvegjë, Banjën e Sijarinës, Tupallë, Sfircë, Gërbac, Ramabanjë, Stara Banjë, Sijarinë, Gjilekreshtë, Lapashticë dhe Kapit?

***
Pyetja ime e dytë i adresohet kryeministres Brnabiq dhe kryetarit të Komisionit qeveritar për personat e pagjetur.

Ashtu siç kanë njoftuar edhe mediat, më 16 nëntor në gurthyesin e lokacionit Kizhevak afër Rashkës janë gjetur mbetjet mortore të 15 – 17 NN personave, për të cilët dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës.

Siç ka deklaruar për televizionin shtetëror RTS, z. Odaloviq, në cilësinë e kryetarit të komisionit qeveritar për personat e pagjetur, “ky është njëri ndër lokacionet i cili po hulumtohet sipas informacioneve nga Prishtina”.

Pyetja ime për kryeministren dhe z. Odalloviq është:

A janë përfunduar analizat e ADN-së për tu vërtetuar identiteti i viktimave dhe cilat janë lokacionet tjera të cilat duhet hulumtuar?
Nëse deri në këtë moment analizat nuk janë përfunduar, Ju lutem, që pas përfundimit të tyre, ta njoftoni këtë parlament dhe mua si deputet që ka shtruar pyetjen.

KOMENTE