DYLON

Dy pyetje për kandidatët për Kryetar të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

Me shkasë: Meqë në Gjilan jemi në balotazh , është interes i opinionit dhe qytetarëve të Komunës son pasi të dy nga kandidatët që tani jan në balotazh nuk jan prononcuar dhe i kan mbetur borxh Gjilanasve që qart, shkurt, sakt  dhe shkoqur të deklarohen për dy cështje shumë me rëndësi.

Nga: Refik HASANI

EkoHigjiena

Të nderuar kandidatë për Kryetar Komune,

– I – Çfarë afroni në fakt që Gjilani vërtetë të jetë qendër dhe bartëse e zhvillimit të Rajonit të Anamoravës dhe të reflekton dhe të jetë nyje Ekonomike dhe strategjike dhe si të krijohet në mënyrë institucionale  bashkëpunimi ndërkufitarë me Bujanocin, Preshevën dhe Kumanovën i cili ka munguar dhe

– II – Cili do të jetë angazhimi konkret për kategorinë e qytetarëve të Gjilanit që janë të ardhur nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva që nuk po mundë të regjistrohen edha pas një dekade e gjysmë ku jan mbi tre mijë veta që nuk po mundë të regjistrohen .A do të evidentohen dhe të krijohen kushte për integrim dhe si do ti shtroni brenda mandatit tuaj këto çështje në nivel qendror dhe instanca tjera.

Këto dy çështje që konsiderojmë që janë shumë me rëndësi prandaj  opinioni gjilanas kërkon  dhe pret përgjigje. /2lonline/