DYLON

Dy përvjetorët e rëndësishëm të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, përmblidhen në një libër

Dy përvjetorët e rëndësishëm të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, përmblidhen në një libër
Avatar photo Redaksia

Botime të reja

Dy përvjetorët e rëndësishëm të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, përmblidhen në një libër

EkoHigjiena

Viti 2025, tashmë në shkuarje, shënoi ditëllindjen e Tetëdhjetë të shkrimtarit tonë të shquar, Ibrahim Kadrirut, brenda e jashtë Kosovës, po, njëkohësisht edhe 65 vjetorin e krkijimtarisë letrare.

Këto dy ngjarje të veçanta, gjithsesi dhe jubilare dhe paksa emocionuese, me të gjitha ndodhitë letrare, ngjarjet, takimet, vlerësimet e intervistat, u përmblodhën brenda kopertinave të një libri prej 200 e sa faqesh, nën titullin, IBRAHIM KADRI NË VITIN E TETËDHJETË TË JETËS, dhe këto ditë u editua nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, nën përgatitjen e editorit të saj, Sabit Rrustemit.

Ky botim, mbase dhe i pari i këtij lloji në jetën tonë letrare, u koncipua nga ngjarjet më të rëndësishme që i ndodhën shkrimtarit Ibrahim Kadriu në vitin 2025, përfshirë ditëlindjen e tetëdhjetë, ( 8 janar), vizitën disaditëshe në Angli, takimet me miq , personalitete e lexues si dhe nga ambasadori ynë në Londër. Pastaj përmbledh dhe nderimet që iu bënë gjatë këtij viti jubilar, si, “Çelësi i qytetit të Gjilanit “, që iu dha nga kryetariu i komunës z. Alban Hyseni, çmimin “Gjergj Gjergji – Gashi”, në “Takimet e Dom Mikelit”, në Stubëll, më 20 shtator 2025, si dhe në fillim të tetorit, në qytetin Bari të Italisë, ku u nderua me “Vulën akademike” , po edhe me diplomën “Anëtar nderi i Akademisë si dhe me Medaljonin “Seneka”.

Po gjatë këtij viti, studiues e kritikë letrarë u morën denjësisht me krijimtarinë letrare në prozë e në poezi të Ibrahim Kadriut, shkrimet e të cilëve u mblodhën dhe u radhitën në libër. Emra si, Anton Nikë Berisha, Emin Azemi, Timo Mërkuri, Adil Fetahu, Xhevat Syla, Elvi Sidheri, Lesh Ndoj, Mexhid Mehmeti, Sarë Gjergji, Xhahid Bushati e Arsim Halili, ashtu spontanisht, të intriguer nga arti letrar që mbrujnë në vete veprat e këtij shkrimtari, trajtuan vepra të ndryshme, dhe, I shpërfaqën ato në publik. Po të shikohet vendodhja e tyre, ka nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria e nga Kosova Lindore e nga Mërgata ( Fatmir Terziu)

Brenda kopertinave të këtij libri kanë gjetur vend dhe katër intervista të zhvilluara nga media të ndryshme të Kosovës, nisur që nga e para, që u emitua në TV 21, përmes gazetares, Blinerë Hajdari, më 16 janar 2025. Pastaj intervista për “Fjala e lire” dhe “Albanaian post”, më 22 maj 2025, përmes studiuesit e publicistit, Fatmir Terziu, pastaj ajo e gazetarit Driton Dragusha, për televizionin T7, më 13 shtator 2025 si dhe intervista për revistën e Pen Qendrës së Kosovës, nga gazetari e shkrimtari, Binak Kelmendi.

Të gjitha këto ngjarje, takime, vlerësime e intervista i dhanë formë dhe përmbajtje këtij botimi që tek lexuesi dhe te bibliotekat tona vjen nën titullin , IBRAHIM KADRIU NË TETËDHJETË VJETORIN E JETËS, libër që do të përurohet përmes një Takimi ceremonial letrar e nderues, më 13 dhjetor, 2025, ora 12:00 në Bibkiotekën e qytetit të Gjilanit, ku shkrimtarit Ibrahim Kadriut, si një qershi mbi tortë , do t’i jepet dhe titulli, ” Qytetar Nderi”, nga kryetari i komunës, z. Alban Hyseni, titull të cilin kohë më pare e pat aprovuar Kuvendi i komunës së Gjilanit.

(Kurt Rexha)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.