DYLON

Dy persona nga Lugina kapen me 15 kilogram drogë

Avatar photo Redaksia

Policia e kriminalitetit ka konfiskuar mbi 15 kilogramë të narkotikëve të njohur si “skank” dhe për këtë rast ka arrestuar dy të ndaluarit D.S. (35) nga Presheva dhe LJ.S. (52) nga rrethina e Bujanocit.

Siç ka njoftuar sot policia e Kragujevcit, drogën të cilën po e transportonin personat e arrestuar është gjtur në makinën e markës “Opel Vectra” me targa zvicerane, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

D.S. dhe LJ.S. janë arrestuar në rrethinën e komunës Batoçina dhe me këtë rast i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve.

Policia është duke dyshuar se D.S nga Presheva ka angazhuar me 500 euro Lj.S.  që me veturën e tij nga Bujanoci të transportojë drogën “skank” dristributerëve të narkotikëve në rrethinën e Shumadisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.