DYLON

Dy oficerë diplomojnë në Turqi

Dy oficerë diplomojnë në Turqi
Avatar photo Redaksia

Nëntogerët Arian Syla dhe Elhami Hazimi pas një viti studimesh në Shkollën Trajnuese “Maltepe” në Izmir të Turqisë, e cila është në kuadër të Akademisë Ushtarake me komandë në Ankara, kanë përfunduar me sukses programin e shkollimit për kalim nga nënoficer në oficer dhe kanë marrë gradën e nëntogerit.

Shkollimi përfshinë përgatitjet bazike, akademike dhe praktike për të shërbyer si oficer në ushtri. Shkollimi është mundësuar në bazë të marrëveshjes bilaterale që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Republikën e Turqisë.

EkoHigjiena

Në ceremoninë përmbyllëse pjesëmarrëse nga Kosova ishte Atasheu Ushtarak i Kosovës në Turqi, Nënkolonel Meriman Suka që ka përgëzuar nëntogerët për suksesin e treguar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.