DYLON

Dy motrat Murseli nga Gjilani diplomojnë në universitetin “Yale University” në SHBA

Dy motrat Murseli nga Gjilani diplomojnë në universitetin “Yale University” në SHBA
Avatar photo Redaksia

“Një ditë historike për Gjilanin dhe mbarë kombin shqiptar! Dy bijat e qytetit tonë, Edona dhe Anisa Murseli, shkëlqyen në skenën ndërkombëtare të dijes duke u diplomuar në Yale University, një nga institucionet më të njohura akademike”, ka shkruar në profilin e tij, Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së së Gjilanit.  

Ismajli ka thënë se Edona me titull Master ndërsa Anisa me Bachelor, arritje që flet me gjuhën e përkushtimit, mençurisë dhe sakrificës.

EkoHigjiena

“Krenaria jonë rritet kur e dimë se janë bijat e profesorit të nderuar Zijadin Murseli, një simbol i dijes dhe edukimit. Ky sukses nuk është vetëm personal i tyre, por është një gurthemeli për vetëbesimin e rinisë sonë për zhvillim dhe arritje shkencore”, ka thënë Arbër Ismajli.  /2LONLINE/