DYLON

Dy meshkuj e rrahin një femër

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Dy meshkuj dyshohen se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një femër. Ajo është dashtë të kërkojë ndihmën e mjekut e të dyshuarit janë arrestuar nga policia. 

Autoritetet policore, në raportin e tyre të ndodhive brenda 34 orësh-it, kanë bërë të ditur për këtë rast të regjistruar në Rajonin e Gjilanit, të cilën e kanë kategorizuar si “Lëndim i lehtë trupor”

EkoHigjiena

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Gërnqar të Kllokotit e ku janë arrestuar dy te dyshuar, meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kane sulmuar fizikisht viktimën, femër K-Shqiptare, me këtë rast të njëjtës i shkaktojnë lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedure të rregullt. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.