Dy lojtarët e kombëtares gëzojnë fëmijët e prekur nga tërmeti

Dy lojtarët e kombëtares gëzojnë fëmijët e prekur nga tërmeti

Shumë emocione kanë dhuruar dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, por edhe Partizanit njëkohësisht, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi.

Të dy futbollistët kanë shkuar me nismën e FSHF-së dhe duke përfaqësuar Kombëtaren, për të dhuruar topa futbolli fëmijëve të prekur nga tërmeti te tendat që gjendeshi në Fushë-Krujë.

Fëmijet menjëherë kanë vrapuar sapo kanë parë Hoxhën dhe Trashin, duke marrë shumë gëzim.

Më pas ka pasur vend edhe për një lojë të vogël midis tyre, për të hequr sadopak dramën dhe shokimin e madh të pësuar përgjatë kësaj kohe.

KOMENTE