DYLON

Dy lojtarë të FC Drita, Cakolli dhe Onoka huazohen te KF Ferizaj përkatësisht te KF Arbëria

Dy lojtarë të FC Drita, Cakolli dhe Onoka huazohen te KF Ferizaj përkatësisht te KF Arbëria
Avatar photo Redaksia

Klubi i futbollit Drita, ia ka huazuar dy futbollistët e saj, Enhar Cakolli dhe Henry Onoka, dy klubeve tjera kosovare që garojnë në Ligën e Parë, edhe atë. për një periudhë njëvjeçare,

I pari do të luaj te KF Ferizaj dhe tjetri te KF Arbëria.

EkoHigjiena

Huazimi i këtyre dy lojtarëve nga drejtuesit e Dritës arsyetohet me minutazhën e kufizuar në klubin bardhë e kaltër, kështu që atyre do tu jepet mundësia e prezencës më të madhe në fushë me skuadrat ku do të huazohen.

Ja  njoftim i plotë zyrtar i klubit bardhë e kaltër:

Huazohen dy futbollistët Henry Onoka dhe Enhar Cakolli

Klubi jonë FC DRITA, për shkak të minutazhës së kufizuar, ka vendosur për huazime e dy lojtarëve Enhar Cakolli i cili ka kaluar te KF Ferizaj, ndërsa Henry Onoka te KF.Arbëria.

Kohëzgjatja e huazimit do të jetë njëvjeçare.

Të dyja klubet garojnë në Ligën e Parë, ndërsa dy futbollistët Cakolli dhe Onoka do të rikthehen te Drita në fund të vitit garues.

DRITA ju dëshiron suksese të dy futbollistëve në klubet respektive.

FC DRITA