Dy linja të gjelbra dhe dy vende parkimi të rezervuara për bashkatdhetarë që do të kërkojnë shërbime në Administratë
Për të lehtësuar qasjen në shërbimet administrative për bashkatdhetarë, Drejtoria e Administratës në Komunën e Kamenicës ka vënë në funksion dy linja të gjelbra, me qëllim që bashkatdhetarët të kryejnë sa më shpejt dhe më lehtë shërbimet administrative gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.
Po ashtu, pranë objektit të Komunës janë rezervuar dy vende parkimi, të cilat do të jenë në dispozicion të bashkatdhetarëve për t’ua lehtësuar qasjen dhe kryerjen e shërbimeve komunale, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/
