DYLON

Dy korniza negociuese për Serbinë në BE

Avatar photo Redaksia

Lituania ka hartuar një version të vetin të kornizës negocionuese me Serbinë, i cili përmban shumë më pak kushtëzime sa i përket Kosovës, sesa “Non-paper” gjermano-britanik, raportojnë mediet e Beogradit.

“Non-paper” i Gjermanisë dhe Britanisë (një dokument jo formal) nga shtatori i këtij viti kërkon që në platformën negocionuese përparimi i Serbisë drejt integrimeve evropiane të lidhet formalisht me përparimin e normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës, propozimi Lituanez, sipas Tanjugut, parasheh shumë më pak lidhje ndërmjet përparimit në negociata me përparimin në normalizimin me Kosovën.

EkoHigjiena

“Serbia para anëtarësimit në BE duhet të arrijë normalizim gjithëpërfshirës marrëdhëniesh me Kosovën”, shkruan në dokumentin e Lituanisë, që kryeson BE-në, të cilin ua ka përcjellë vendeve anëtare.  Sipas Beogradit zyrtar, ky propozim është më i volitshëm për Serbinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.