DYLON

Dy javë, dy presidentë të dobët jashtë loje

Avatar photo Redaksia

Pas dy javë vrapi të së djathtës franceze në garën për t’u zgjedhur kandidat, dy presidentët, paraprijësi Sarkozy dhe i tanishmi François Hollande dolën jashtë “loje” për zgjedhjet e ardhshme. Sarkozy humbi turpshëm që në raundin e parë kurse në këtë fundjave, Hollande deklaroi mos-përfshirjen në garë. Me këtë, Franca numëron nga viti 1945, tre presidentë që nuk u zgjodhën për së dyti; i pari ishte Valéry Giscardd’Estaing, Mandej Sarkozy dhe tani Hollande, kurse Georges Pompidou (1969-1974) vdiq pak kohë para përfundimit të mandatit të vet.

Francois Hollande tërheqjen e tij e bëri publike të enjten 1 dhjetor duke thënë vendosmërisht se nuk do të kandidojë për vazhdimësinë e tij në Élysée në 2017, njoftim ky i paparë në historinë e Republikës së Pestë, dhe kjo, hapën rrugën për kandidatë tjerë të majtës, pas një pesë-vjeçari të shënuar si i dobët dhe jopopullor gjatë tërë kohës.

EkoHigjiena

Personalitete të djathtës deklarojnë se kjo është një njohje e mossuksesit. Kandidati i presidencialeve François Fillon deklaroi se “Presidenti i Republikës e pranonme kthjelltësi, dështimin e tij të qartë që ia ndalon të shkojë më tutje”.

Në këtë gjendje, mbi tabelën e shahut politik në Francë, ngelën hijet apo dublerët e liderëve të deridjeshëm. Fillon ishte Kryeministër në kohën e Sarko-s kurse me tërheqjen e Hollande-it në shesh hidhet Kryeministri i tij Manuel Valls gjithashtu jo shumë i dashur në popull. Krejt kjo mund të ketë një përfundim jo preferues në BE dhe në Botë sepse i hapën rrugën Front-it Nacional ( e djathta e skajshme), me në krye zonjën Marine Le Pen, vajza e themeluesit Jean-Marie Le Pen që do të ishte (në rast fitorje) një fiasko tragjike për demokracinë në Francë e më gjerë.

Ndoshta nuk është vendi por nuk dua të lë pa thënë se populli francez, po tregon një pjekuri të rrallë politike me eliminimin e Sarkozy-t dhe ngushtimin e veprimit të Hollande-it. Të dytë e përkeqësuan gjendjen e popullit: Papunësi, pa siguri, pa mundësi të mira shkollimi dhe banimi… A s’është kjo një mësim shembullor për votuesin shqiptar?!

Radhën e kemi, të shohim si do të veprojmë!