DYLON

Dy ekstradime të realizuara në bashkëpunim ndërkombëtar

Dy ekstradime të realizuara në bashkëpunim ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy (2) ekstradime.

Më datë 27.08.2026, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri shtetasi i Kosovës H.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

EkoHigjiena

Ekstradimi është realizuar në pikëkalimin kufitar “Vërmicë”, ku i dyshuari iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërsa, sot, më datë 28.08.2026, është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë shtetasi kosovar P.S., pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ekstradimi është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku i dyshuari iu është dorëzuar njësive përgjegjëse të Policisë, nga Stacioni Policor në Viti, për procedura të mëtejshme ligjore.

Këto ekstradime u realizuan falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve në fjalë.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) mbetet e përkushtuar të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave apo grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.