Dy çmime ndërkombëtare për “Dancing House” nga Gjilani në garën “STAGE” në Maqedoni
Shkolla e Vallëzimit Modern “Dancing House” nga Gjilani ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të kërcimit duke u dalluar në garën prestigjioze “STAGE International Dance Competition”, të mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Me dy grupe pjesëmarrëse, valltaret e “Dancing House” përfaqësuan denjësisht qytetin e Gjilanit, duke dëshmuar talent, përkushtim, disiplinë dhe dashuri për kërcimin.
Rezultatet e arritura janë dëshmi e punës dhe përgatitjeve të vazhdueshme:
Vendi i dytë – Hip Hop Group Junior
Vendi i tretë – Open Formation Children
Këto çmime përfaqësojnë jo vetëm një sukses të radhës për shkollën “Dancing House”, por edhe një moment krenarie për Gjilanin dhe për të gjithë ata që mbështesin zhvillimin e talenteve të reja.
Pas këtij suksesi qëndrojnë orë të shumta pune, përkushtimi dhe sakrifice nga këtcimtaret dhe profesoresha Naski Ahmeti , asistentja Rinesa Arifi si dhe mbështetja e vazhdueshme e prindërve.
“Dancing House” vazhdon të dëshmojë se talenti, puna dhe pasioni nuk kanë kufij.
Gjilani vallëzon, talenti shkëlqen dhe sukseset vazhdojnë!
