DYLON

Dy aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit

Dy aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit
Avatar photo Redaksia

Referuar statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit, kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, prej të cilave, 2 me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 56 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, brenda ditës janë arrestuar edhe 16 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Bukosh, Suharekë  15.08.2026 – 07:35. Është shkaktuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit viktima f/k ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë  është dërguar në IML , ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Mleqan, Malishevë  15.08.2026 – 14:05. Ka ndodhë një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull me veturën e tij ka goditur një këmbësor m/k. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.