DYLON

Durim!

Durim!
Avatar photo Redaksia

Nga: Arsim Kastrati

Me ia dashtë veç pak t’mirën Kosovës e me i përcjellë zhvillimet politike në të dhe rreth saj, duhet pasur goxha shumë durim.

EkoHigjiena

Në këtë vend, zhvillimi shoqëror dhe ekonomik shkon veç me hapa të breshkës.

Proceset e integrimit BE-ja i ka kushtëzuar me formimin e një entiteti politikoterritorial monoetnik brenda strukturës multietnike të shtetit, të cilin 5 anëtaret mosnjohëse të BE-së ndoshta nuk do ta njohin as pas pranimit të  formimit të entitetit në fjalë.

Ndërsa politikanët kosovar, që nga pas lufta e deri në ditët e sotme asnjëherë nuk janë kujdesur për interesin e përgjithshëm shoqëror, por vetëm për interesat e tyre të veçanta, klanore, familjare e individuale.

S’do mend se ngecja në proceset eurointegruese në masë të konsiderueshme i atribuohet vet skenës politike vendore të cilën e karakterizon, korrupsioni, nepotizmi, mungesa e patriotizmit veprues, jokompetenca dhe apatia e theksuar.

Në ndërkohë, shumicën e popullit e ka molisur dhe reduktuar mungesa e prosperitetit ekonomik të vendit, papunësia dhe çmimet e larta, pagat tejet të ulëta të të punësuarëve, mungesa e sigurimit shëndetësor dhe dobësimi i rolit të sindikatave, mosrealizimi serik i premtimeve politike dhe ikja masive e të rinjëve në Perëndim.

Mbi të gjitha popullin e Kosovës e ka molisur dhe reduktuar pritja, pritja për ditë më të mira, për ditët që nuk vijnë.

Asgjë më shumë se sa pritjet e stërzgjatura nuk e shkaktojnë dëshpërimin dhe zhgënjimin e individëve e të popujve.

Një popull i cili për 25 vjet nuk mund të votojë të tjerë pos një grushti politikanësh, për shkak të pengimit të reformave elektorale nga ana e tyre dhe, një popull të cilit që prej vitit 2000 BE-ja vazhdon ti thotë: “ti plotëso kushte e unë ndoshta të pranoj në gjirin tim”, ndoshta?!

Një populli si këtij tonit i duhet goxha shumë durim, goxha shumë nerva (n’i paçin mbetë), të vazhdoj ta përcjellë se si politikanët e saj luajnë ‘guxha’ me fatin e institucioneve shtetërore dhe se si BE-ja ia ofron ftohtësinë, ironinë dhe kushtëzimin e skajshëm si perspektivë demokratike e integruese.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.