DYLON

Durim edhe pak…!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Mediat, analistët, opinionistët, shoqëria civile, partitë politike, duhet të ndryshojnë diskursin karshi Gjykatës Kushtetuese. E kuptueshme është që asnjëherë Gjykata, nuk mund të marrë vendime që i shkojnë për shtati secilit. E rëndësishme është të interpretohet saktë kushtetuta, sepse tek e fundit ligji është ligj, e nuk është opinion e analizë që mund të ndryshohet e interpretohet sipas dëshirës.

Shkruna: Drilon MILAZIMI

EkoHigjiena

Pasioni i madh për pushtet, tani gradualisht është duke u shndërruar në ankth për disa liderë që iu kanë vërsulur me çdo kusht kolltukut shtetëror. Euforia, presioni, urrejtja e kërcënimet verbale; direkte e indirekte tanimë kanë filluar të dalin në sipërfaqe.

Jo vetëm që po krijojnë barriera e ngërçe politike e shtetërore, mirëpo tani nuk po i lejojnë mekanizmat shtetëror të merren me këto probleme. Njëherë me kokë lartë besonin në institucionet e pavarura dhe kompetente për këto çështje, tani edhe direkt edhe nëpërmjet instrumenteve të tyre siç janë; mediat, analistët, opinionistët po bëjnë presion për punët që aspak nuk ju takojnë atyre.

Kur të shkelen procedurat, rregullat, ligjet – asnjëherë mos pritë diçka në favor tëndin. Tregoni edhe me qëndrim e me durim që jeni demokratë ashtu qysh jeni deklarativisht përherë. Durim edhe pak deri sa ta thotë fjalën e fundit Gjykata.

Ndaleni vetën tuaj, edhe pse nga pak edhe ne qytetarët po ju kuptojmë, sepse edhe një mandat në opozitë është vështirë të përballohet elektoralisht nga partitë tuaja. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.