“Armand Duka, thuaj po dorëheqjes nga FSHF”, është aksioni që kanë nisur përkrahësit e Kombëtares shqiptare në Facebook kundër kreut të futbollit shqiptar.
Përkrahësit e ekipit kuqezi, të indinjuar me sjelljet e Dukës, e sidomos në rastin e Adnan Januzajt, kanë hapur një grup në Facebook duke kërkuar largimin e tij nga FSHF, “Armando Duka, thuaj po dorëheqjes nga FSHF”.
“Tu e pa te arsyeshme që shumë talente shqiptarë janë injoruar dhe janë shantazhuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe si rezultat shumë talente mjerisht nuk janë pjesë e Kombëtares sonë dhe rezultatet e dobëta të Kombëtares sonë për shkak të punës së dyshimtë të Federatës sonë mafioze, e shohim të arsyeshme dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kreut mafioz Armando Duka”, shkruan në postimin e bërë nga ky grup./koha.net/