DYLON

Duhani, më i rrezikshëm në mot të ftoftë

Avatar photo Redaksia

Specialistët mendojnë se pirja e cigares në mot të ftohtë është më e dëmshme dhe më e rrezikshme. Kur është ftohtë njerëzit e thithin më shumë cigaren për të ngrohur veten, edhe si numër pinë më shumë. Cigarja bëhet më e rrezikshme si rrjedhojë e thithjes më të fortë. Të gjithë i njohim tashmë sëmundjet e shkaktuara nga cigarja.

Ajo ndikon në shfaqjen e të gjithë llojeve të kancerit duke filluar nga ai i mushkërive. Ajo ndikon jo vetëm në shfaqjen e kancerit të mushkërive por edhe në avancimin e tij, raporton zeri.info.

EkoHigjiena

Rrit më shumë rrezikun e prekjes nga kanceri të organeve tjera, nxit sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Pra, kanceri më i përhapur në mesin e llojeve të tjera të kancerit është ai i mushkërive.

Zakonisht meshkujt prekeshin nga kanceri i mushkërive dhe femrat nga ai i gjirit por tani vihet re edhe një rritje në rastet e kancerit në mushkëri tek femrat. E gjitha lidhet me konsumin e cigares.

Sigurisht që me rritjen e numrit të duhanpirëseve janë shtuar dhe rastet e kancerit në mushkëri.

Andaj nëse nuk dëshironi që të keni probleme me shëndetin tuaj do të ishte mirë sa më parë ta lini duhanin dhe në këtë mënyrë e mbroni veten dhe të tjerët që gjenden përreth jush.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.