DYLON

Duan rritje lineare të pagave

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Veteranët e arsimit gjilanas kanë kërkuar që t’u shpaguhet mundi i bërë që të jetojnë një jetë të dinjitetshme. Nga mësimet e tyre dolën shumë gjenerata që bënë shumë për vendin, punuan edhe nën kushte okupimi dhe nuk u nënshtruan kurrë, andaj edhe tashti kërkojnë vend meritor në shoqëri. Veteranët e Arsimit në Gjilan, të mbledhur në Shoqatën e tyre, i kanë mirëpritur paralajmërimet për rritjen e pagave e të pensioneve, edhe pse ata janë të mendimit se është dashur të bëhet edhe më shumë.

Rritjet e paralajmëruara të pagave janë shqyrtuar edhe nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit “Mehmet Gjevori” në Gjilan. Kryesia e Veteranëve të Arsimit, ka shqyrtuar edhe çështjen e rritjes së pagave për pensionistët.

EkoHigjiena

Siç ka theksuar Ilmi Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Gjilan, në këtë takim në mënyrë unanime është rënë në ujdi që rritja e pagave me përqindje ndikon që të thellohet diferenca sociale. Prandaj, kjo kryesi ka propozuar që rritja e pagave të jetë në mënyrë lineare, në mënyrë që diferenca të mos rritet. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.