DYLON

“Duam profesor Halitin” (foto)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Jo vetëm në shkollën fillore “Thimi Mitko” ka telashe dhe ku kërkohet nga nxënësit mësimdhënësja t’u kthehet dhe t’u jep mësim duke mos pranuar mësuesen e re. Edhe në Zhegër të Gjilanit ka telashe të tilla ku kemi edhe bojkot mësimi pasi nxënësit duan t’u kthehet mësimdhënësi i mëparshëm e jo ai që del të jetë pranuar nga konkursi i fundit.

Halit Rrahmani nga Zhegra e Gjilanit, mësimdhënës i historisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” paralelja e ndare në Zhegër thotë se iu ka një padrejtësi e madhe ku në konkursin e nëntorit u pranua dikush tjetër, që ia pretendon se është bërë me njoftësi , ndërkohë që ai punon prej vitit 2013 aty duke mbajtur gjysmë norme. Ai thotë se edhe nxënësit janë në protestë prej të premtes dhe se janë në anën e tij.

EkoHigjiena

Rrahmani, një i diplomuar që thotë të ketë pritur për punë që shtatë vite, e kishte gjetur atë më 2013 duke qenë në punë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan dhe në Zhegër paralele të ndara të Gjimnazit, dhe se në konkursin e fundit iu ishte shpallur vendi i punës edhe për orët që i mbanë. Ai thotë t’i jetë nënshtruar konkursit për orët e historisë por në vend të tij është pranuar dikush tjetër, përkundër që ai ka përvojën trevjeçare por edhe përgatitej adekuate profesionale /profesor i historisë/,është edhe nga Zhegra ku ka pjesën dërmuese të orëve , dhe ka qenë i shpërblyer disa herë me mirënjohje edhe si punëtor i dalluar, ndërsa mirënjohje iu është dhënë edhe për guximin e treguar gjatë një ekskursioni në Shqipëri ku kishte shpëtuar një nxënësve nga huliganët, duke rrezikuar edhe jetën e tij.

Ai tregon edhe se Këshilli vendor i Zhegrës kishte ërkuar nga kreu i komunës së Gjilanit që me rasti ne pranimit në punë për plotësimin e 10 orëve mësimore në shkollën përkatëse të merret parasysh atij ti shtohen orët sepse i mbanë ato që tre vite, me arsyetimin se është nga Zhegra dhe ndikon pozitivisht në efikasitetin në punë, është profesor i kualifikuar, ka kryer funksione të ndryshme, tani është kujdestar klase, ka marr mirënjohje për punët e kryera dhe është i pranueshëm nga gjithë komuniteti. Përndryshe kërkesën e Këshillit vendor e kishin mbështetur edhe 50 prind të nxënësve të kësaj shkolle.

Po ashtu edhe nxënësit e klasës X-13 të Gjimnazit Natyror, “Xhavit Ahmeti”, paralelja në Zhegër, janë ankuar në adresë të të kreut të komunës Lutfi Haziri, duke shprehur indinjatë me largimin nga puna të profesorit Rrahmani , kujdestari i tyre, duke kërkuar zgjidhje, si kthimin e tij në vendin e punës , në të kundërtën ata kanë paralajmëruar protesta dhe bojkot të mësimit.

E është ankuar edhe kolektivi i këtij Gjimnazi, paralelja në Zhegër, që kërkojnë që kolegu i tyre Halit Rrahmani, profesor i historisë, të mos largohet nga procesi mësimor ku ka punuar që nga viti 2013. Ata kanë thënë se i bashkëngjiten ankesës së profesor Rrahmanit.

E një referencë për të e ka dhënë edhe përgjegjësi p paraleleve të ndara të gjimnazit në Zhegër, Bahri Kadriu, ku Rrahmani cilësohet si punëtor i dalluar, shumë i përpiktë në punë, me asnjë mungesë. Nxënësit e tij dallohen në mësim dhe disiplinë dhe aktivitete tjera.

Se cili do të jetë epilogu i këtij rasti dhe rasteve të tjera mbete të shihet në ditët në vijim. Protesta dhe bojkoti për këtë rast në Zhegër është paralajmëruar edhe për ditët në vijim. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.