Edhe këtë vit datat 2, 3 dhe 4 gusht janë të rezervuara për festivalin e njohur ‘Sunny Hill Festival’, i cili mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Yjet që tashmë janë konfirmuar është këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, Dj Calvin Harris, reperi shqiptar Gashi, Njomza e shumë emra tjerë.
Padyshim edhe këtë vit ashtu siç e do tradita, ylli i këtyre netëve magjike do të jetë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
23 vjeçarja në një postim në ‘Instagram’ ka shprehur entuziazimin që ka për tu rikthyer në vendlindje.
“E ngazëllyer për vitin tonë të dytë të ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, Kosovë. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e të gjithë miqve dhe familjeve tona që punonin kaq pa pushim që kjo të ndodhte për ju. Unë mezi po pres të jem me ju të gjithë … fillon numërimi !!!”, ka shkruar Dua në postim.