DYLON

DSHPE vazhdon me realizimin e kërkesave të banorëve vitias

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë gjatë këtyre ditëve ka vazhduar me përmbushjen e kërkesave të këshillave të fshatrave dhe të banorëve për shtruarjen e rrugëve të dëmtuara me zhavorr ku në deri me tash janë shtruar disa rrugë dhe atë në fshatin Sadovinë Jerlive dhe Beguncë.

Po ashtu është punuar edhe në pastrimin e lumit “Gërçarica” në fshatin Gjylekar të Vitisë dhe atë me qëllim që në të ardhmen të parandalohet përmbytja e tokave bujqësore.

EkoHigjiena

Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë tha se Komuna e Vitisë, në vazhdimësi do të përkujdesët për rrugët e dëmtuara në të gjitha lokalitetet por duke theksuar se këtë do ta bëjnë sipas mundësive buxhetore.

“Këtyre ditëve kemi intervenuar në shtruarjen me zhavorr të disa rrugëve në lokalitet e ndryshme ku kryesisht rrugët kanë qenë në gjendje jo të mirë edhe në ditët në vijim do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Shtruarja e këtyre rrugëve ka ardhur pas kërkesave që i kanë bërë Këshillat e fshatrave por edhe duke u bazuar në gjendjen ekzistuese të rrugëve në fjalë” u shpreh Drejtori Jakupi.

Ai po ashtu bëri të ditur se DSHPE, ka intervenuar edhe në pastrimin e lumit “ Gërçarica” në Gjylekar nga mbeturina dhe prurjet erozive që sipas tij kanë bërë devijimin e ujit nga shtrati dhe si pasoj e kësaj janë vërshuar më parë shumë toka bujqësore.

Drejtori Jakupi potencoi se kjo është bërë me qëllim që në të ardhmën të parandalohet vërshimi i tokave bujqësore dhe nënvizoj se për të bërë një zgjidhje afatgjate nevojitët një investim më i madh në pastrimin e tërësishëm të shtratit të lumit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.