DSHMS vlerëson rolin e OJQ-ve që ofrojnë mbështetje dhe shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me Zyrtaren për Çështje Sociale Salihe Aliu, vizituan disa organizata joqeveritare që ofrojnë mbështetje dhe shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Përveç vizitës dhe bashkëbisedimit me stafin e këtyre organizatave, si Drejtori ofruam edhe një donacion me veshmbathje për fëmijët që marrin shërbime dhe mbështetje në këto OJQ”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu Qerimi, transmeton Portali 2LONLINE.
Sipas saj, kjo vizitë ishte një mundësi për të parë nga afër punën e palodhshme të organizatave, për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për të riafirmuar përkushtimin e drejtorisë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë meriton kujdes, mbështetje dhe mundësi të barabarta. /2LONLINE/
