DYLON

DSHMS: Raporti për muajt Korrik, Gusht dhe Shtator të këtij viti

DSHMS: Raporti për muajt Korrik, Gusht dhe Shtator të këtij viti
Avatar photo Redaksia

Të nderuar qytetarë, në vazhdim po ju prezantojmë shkurtimisht raportin për muajt Korrik, Gusht dhe Shtator të këtij viti.

? Drejtoria e Shëndetësisë

EkoHigjiena

Në vazhdimësi ka pranuar dhe shqyrtuar kërkesa të ndryshme, për barëra, banim social dhe kërkesa të tjera që ndërlidhen me mirëqenien socio-ekonomike të banorëve të Komunës së Gjilanit.

Gjeni të publikuara statistikat e shërbimeve që janë ofruar për subvencionim me barëra:

?Muaji Korrik, 75 kërkesa në total. Të aprovuara 64 sosh. Në total 6090 euro.

?Muaji Gusht, 93 kërkesa në total. Të aprovuara 68 sosh. Në total 7890 euro.

?Muaji Shtator, 91 kërkesa në total. Të aprovuara 66 sosh. Në total 8100 euro.

Gjithashtu, kemi realizuar projektin për Dezinsektim, Dezinfektim dhe Deratizim (DDD). Projekti është realizuar në tri faza, dhe ka pas për qëllim eliminimin apo sjelljen në kufi të tolerancës epidemiologjike të mikroorganizmave të dëmshëm për shëndetin e popullatës.

Kemi realizuar disa rekomandime të dala nga strategjia për përfshirje sociale.

Kemi marrë pjesë në shumë punëtori e trajnime të realizuara nga organizata ndërkombëtare e vendore, OJQ etj.

? Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare

Për herë të parë në komunën tonë kemi bërë ndarjen e ekipit të urgjencës. Tanimë funksionojmë me dy ekipe, ku gatishmëria për shërbime urgjente është rritur ? %.

Kemi pranuar donacione të ndryshme, dhe jemi furnizuar mirë me aparaturë mjekësore.

Ndërkaq për këtë tre mujor raportimi, shihni statistikat si më poshtë:

?Muaji Korrik

15.669 Shërbime të ofruara për pacientë

514 shërbime mjekësore në kujdestarinë e fëmijëve

1973 intervenime nga ndihma e shpejtë

571 shërbime stomatologjike

2748 shërbime laboratorike

1176 shërbime të ofruara nga ekipi i kujdesit paliativ

182 konsulta e shërbime nga qendra e diabetit

59 persona të vaksinuar

133 vizita në shtëpi- shëndeti i nënës dhe fëmijës

704 receta të ekzekutuara

?Muaji Gusht

18.185 Shërbime të ofruara për pacientë

378 shërbime mjekësore në kujdestarinë e fëmijëve

1866 intervenime nga ndihma e shpejtë

791 shërbime stomatologjike

2800 shërbime laboratorike

178 shërbime të ofruara nga ekipi i kujdesit paliativ

96 persona të vaksinuar

87 vizita në shtëpi- shëndeti i nënës dhe fëmijës

566 receta të ekzekutuara

?Muaji Shtator

17. 340 Shërbime të ofruara për pacientë

555 shërbime mjekësore në kujdestarinë e fëmijëve

1151 shërbime stomatologjike

297 shërbime të ofruara nga ekipi i kujdesit paliativ

91 persona të vaksinuar

? Qendra për Punë Sociale

?Shërbimi i asistencës sociale

Janë mbajtur komisionet mjekësore për muajt Korrik, Gusht, Shtator ku kanë qenë gjithësejt 134 lëndë.

Prej tyre janë aprovuar 87 lëndë dhe janë refuzuar 47 lënde, në mungesë të raporteve të bollshme mjekësore.

Me datën 12 Gusht është bërë shpërndarja e 230 pakove ushqimore (lloje të ndryshme të mishrave) nga organizata Islamic Relief Kosova. Përfitues kanë qenë shfrytëzuesit e asistencës sociale.

Me datë 23 Gusht kemi pranuar donacion nga KFORI Turk, ku 23 fëmijë shfrytëzues të asistencës sociale kanë perfituar veshmbathje.

Me datën 31 Gusht është bërë shpërndarja e çantave shkollore. Përfitues kanë qenë 320 fëmijë nga mosha 6 deri 10 vjeç , rrjedhimisht nga klasa parë deri në të pestën.

Në vazhdën e përkrahjes për shfrytëzuesit e asistencës sociale, me datën 1 Shtator 30 fëmijëve, pjesë e kësaj kategorie nga komuna e Gjilanit, ju është siguruar procesi i Phimosis, dhe kjo falë donacionit të familjes Zymberi.

?Shërbimi social

Individë e lëndë të trajtuara

Fëmijë me sjellje asociale 6

Abuzim i fëmijëve jashtë familjes, fizik, sekual etj. 1

Kërkesa për Birësim me element vendor 1

Shërbime për riintegrimin e viktimave të trafikimit 1

Shërbime për viktima të dhunës në familje 40

Ndihmë në rregullimin e marrëdhënieve bashkëshortore 8

Dhënia e mendimit për besimin e fëmijëve 12

Ndihmë në realizimin e kontakteve prind-fëmijë 8

Fëmijët me aftësi të kufizuara 10

Shërbime për fëmijë në konflikt me Ligjin 20

Prezantim në seanca Gjyqësore-Prokurori 40

Prezantim në Polici 39

Konsultim me palë 1081 etj.

Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, falenderon drejtoreshën e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, dhe drejtorin e QPS-së z. Mursel Zymberi, për angazhimin për t’i realizuar planet e punës për këtë vit.

Gjithashtu znj. Osmani shpreh mirënjohje për gjithë

zyrtarët e institucioneve e punëtorët shëndetësor që janë nën ombrellën e DSHMS-së, për kontributin e vazhdueshëm që japin, në ngritjen e shërbimeve sa më cilësore, në të mirë të qytetit tonë e qytetarëve tanë.

Punë të mira po bëjmë! ?