DYLON

DSHMS me donacion për nevoja të nxënësve

DSHMS me donacion për nevoja të nxënësve
Redaksia

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) e Komunës së Gjilanit i dhuron Drejtorisë së Arsimit rreth 400 palë tuta sportive, me qëllim të mbështetjes së nxënësve dhe promovimit të solidaritetit e kujdesit ndaj tyre.

Sipas DSHMS-së, ky donacion dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimin e kësaj drejtorie për të krijuar kushte më të mira dhe për të mbështetur fëmijët që kanë nevojë për përkrahje.

EkoHigjiena

“Sepse kujdesi për fëmijët është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa çdo kontribut që përmirëson mirëqenien e tyre ka vlerë të veçantë”, thuhet në fund të njoftimit të DSHMS-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.