Droni etnik shqiptar?
Fadil KAJTAZI
(2L ONLINE) – Kualifikimi si akt patriotik i fluturimit të dronit me hartën e Shqipërisë etnike mbi stadiumin ku zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri, mundë të jetë i hershëm. Kjo për faktin se nuk janë analizuar dhe marrë për bazë të gjitha rrethanat në cilat e kanë shoqëruar këtë ndeshje që nga mbërritja e ekipit tonë kombëtarë në Beograd e deri në momentin e largimit.
Ajo të cilës unë do të doja t’i besoja në lidhje me këtë “fluturim” është “versioni zviceran”: Disa shokë të revoltuar që nuk i është lejuar hyrja në stadium për të parë ndeshjen, në shenjë revolte marrin nga vetura një dron i cili rastësish ju ka qëlluar, i varin një flamur me simbole kombëtare shqiptare i cili po ashtu ju ka qëlluar në veturë dhe e fusin në stadium!
Dhe realisht kështu do të më pëlqente të ishte nga se një entuziast futbolli i cili ka udhëtuar mijëra kilometra për ta parë një ndeshje do të ishte në gjendje për të bërë edhe gjëra ma ekstreme se droni, nëse atij për çështje banle serbe nuk i lejohej të hyj në stadium për ta parë ndeshjen. Pa përjashtim edhe tifozët gjerman, anglez etj, do të bënin skandale që ja kalojnë “dronit etnik shqiptar” nëse atyre do tu ndalohej hyrja në stadium për çështje banale serbe të motivuar nga shovinizmi i tyre.
Megjithatë, vendi i incidentit dhe rrethanat nuk më lejojnë të mendoj kështu!
Së pari, nëse të gjitha rrethanat e ndodhjes së “dronit etnik shqiptar” në Beograd justifikohen, fluturimi i tij stealth, s’ka se si justifikohet. Në kushte të “versionit zviceran” fluturimi do të ndodhte, ku ndoshta droni edhe do të atakonte hapësirat e stadiumit. Mirëpo nuk do të ishte e mundur që të mos identifikohet vendi dhe ata që e lansuan nga ndonjë kamerë e shumët e sigurisë që janë të vendosura në stadium dhe objektet afariste për rreth tij.
Së dyti është e pa mundur që ky fluturim të mos vërehet nga kamerat e shumta të vendosura në mjete motorike të kamufluara dhe në hapësira të larta vëzhgimi nga policia dhe xhandarmëria serbe, e cila atë natë këtë ngjarje, brenda në stadium dhe jashtë tij e kishte mbuluar me vëzhgim viziv. Aq më tepër, kjo do të ishe e pa mundur të shmangej, nga fakti që dihet se pjesa në të cilën ndodhen dy stacionet më të mëdha në Serbi është e mbuluar me vëzhgim viziv nga qendra operative e vëzhgimit të MPM të Serbisë. Së paku deri tani MPB e Serbisë do të publikonte pamjet filmike të largimit nga “kisha” të lansuesve shqiptarë me pasaporta zvicerane. Ata nuk do të shkonin më larg se në kufi me Kroacinë dhe do të arrestoheshin.
Dhe së treti, është e pa mundur që fluturimi të ndodhë e të mos vërehet nga njëri ndër operativistët e shumët të policisë, BIA-së, VBA, së të cilët atë natë kishin vërshuar hapësirat strategjike dhe taktike që komunikonin me infrastrukturën që lidhej me ndeshjen. Në kushte të fluturimit të rastësishëm diçka do të vërehej.
Vet fakti se ky fluturim la pa as një provë relevante strukturat e sigurisë serbe për të cilat ata lavdërohen se i kanë ndër më të konsoliduarat në rajon, flet për diçka më tepër. Deri më tani, strukturat e siguresë në lidhje më këtë rast kanë mbet në nivel të analizave dhe spekulimeve gjë e cila besoj se do ta ketë bërë nervoz kryeministrin Vuqiq. Ndër më banalet është ajo që i bëhet SHISH-it dhe vllahut të kryeministrit Rama.
Ajo që më së shumti përjashton shqiptarët, apo strukturat e organizuara shtetërore nga jo punë është fakti i fluturimit të dronit në kohën kur lojtarët tan morën iniciativën në fushë dhe pritej momenti kur ata do të shënonin. Sikur droni të fluturonte në tridhjetëminutëshin e parë të ndeshjes apo në rast se kombëtarja e jonë do të pësonte gol, edhe me kushtin e kalimit të gjitha barrierave që u përmendën më sipër, do të isha ithtarë i pranimit se: droni ishte i yni. Ajo që do të duhej t’i përjashtoj strukturat shtetërore shqiptare nga kjo ngjarje është fakti se në strukturat shtetërore shqiptare nuk ka mendje të krisura që do të pranonin të bëhej një akt i tillë ku do të vihej në pyetje siguria e lojtarëve tanë dhe qytetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet që ishin të pranishëm atë natë në Beograd. Nëse diçka e tillë ndodhët në strukturat tona shtetërore, duhet të hetohen dhe të sillen para drejtësisë me akuzën për shkaktim të rrezikshmërisë të përgjithshme.
Këto rrethana vetvetiu na qojnë në konkluzione se ky fluturim nuk ishte i rastësishëm por i planifikuar shumë në detaje, pasi dikush kishte ditur të gjitha pikat e vëzhgimit pamor dhe elektronik.
Edhe pse elitat shtetërore serbe (duke përfshi këtu presidentin dhe kryeministrin) nga vitet e nëntëdhjeta vazhdojnë të prodhojnë shovinizëm në raport me shqiptaret, nga ky akt duet përjashtuar. Po ashtu edhe vijën institucionale të strukturave të sigurisë të Serbisë, përkundër faktit se në traditën e tyre të ekzistimit, nga to janë organizuar skema të tilla. Përkundrazi ky akt ato i fyen nga se akti drejtpërdrejt atakoi integritetin moral dhe fizik të presidentit të Serbisë që ishte i pranishëm në stadium.
Përkundër asaj që ka ndodhur në këtë 100 vjeçar në raportet shqiptaro-serbe, nuk mundë të thuhet se elitat tona shtetërore, politik, kulturore dhe fetare kanë prodhuar shovinizëm në raport me serbet. Pas viteve të nëntëdhjeta këto elita të paktën atdhedashuri nuk kanë prodhuar te gjeneratat e reja aq sa duhet e leje më shovinizëm. Kjo atdhe dashuri e manifestuar te lojtarët tan dhe te gjeneratat e reja që u impenjuan me rastin anenban ku jetojnë ata, më tepër është refleksion familjar dhe i ndikuar nga letërsia dhe arti i para viteve të nëntëdhjeta se sa nga një formë e institucionalizuar.
Në anën tjetër në Serbi në vazhdimësi prodhohet shovinizëm në raport me shqiptarët. Masa e prodhimit të shovinizmit në raport me shqiptarët nga strukturat shtetërore, politike, intelektual, dhe kishtare serbe më së miri mundë të përcaktohet nga momenti kur filloi të intonohet himni ynë kombëtarë në stadium.
Prandaj përjashtimi i strukturave shtetërore serbe në organizimin e inskenimit të incidentit të “dronit etnik” është për faktin se ata nuk kishin përfitim nga kjo. Në radhë të parë dalja jashtë loje e tërë sistemit të sigurisë në kohën kur vendi përgatitej për pritjen madhështore të presidentit rus Vladimir Putin.
Ata që janë të interesuar që incidenti të eskalonte, sidomos në kohën kur kombëtarja jonë po e rrezikonte seriozisht atë të Serbisë, janë strukturat shovene që cilat edhe mundë të jenë të infiltruar në ato shtetërore, por të cytura nga Kisha Ortodikse Serbe. Kjo e fundit është në “luftë” me shtetin për shkak të çështjes së Kosovës dhe të “devijimit” të drejtimit te kursit shtetëror politik nga Moska në drejtim të Brukselit.
Tratida politike serbe është e bazuar në përfitime politike duke inskenuar incidente të përmasave ndërkombëtare. Në saje të atentatit të Sarajevës të 28 qershorit 1914, serbet provokuan Luftë e Parë Botërore dhe në fund të saj përfituan më së shumti. Ndoshta struktura shoviniste në radhë të parë Kisha Ortodokse Serbe, tentoi të përfitonin politikisht duke provokuar incidente të përmasave të mëdha, ku si kjo ngjarje do të shërbej si prelud i vizitës së Putinit në 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore. Futja e “dronit etnik shqiptar” në lojën e madhe botërore përkon me krijimin e imazhit në sy të Putinit të viktimës ortodokse nga shqiptarët të ndihmuar nga amerikanët dhe evropianët. Kjo ngjarje në kombinim me grafitit ISIS dhe U Ç K në një nga manastiret ortodokse të Kosovës është kombinimi i krijuar nga shablloni njëqindvjeçar i diplomacisë serbe se: “në këto hapësira ortodoksia është e rrezikuar nga shqiptarët terrorist dhe islamik”. /2L ONLINE/
Autori është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë.
