DYLON

Dromca “meselesh” nga kuvendarët gjilanas!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit, përkatësisht një pjesë e anëtarëve të Kuvendit me diskutimet e tyre, me ndërhyrjet me, e pa mikrofon, me qasjen e komunikimit që kanë , dinë të bëhen komikë, dinë të bëjnë skena komike e interesante, e që as seanca e sotme, nuk ka kaluar pa pasur të tilla, andaj veçojmë disa momente:

– Gjatë seancës së sotme, anëtari i Kuvendit nga radhët e PDK-së Izmi Zeka, duke dashtë të kërkoi fjalën apo të jap sqarime, jashtë mikrofonit, iu drejtua kryesues së Kuvendit Valentina Bunjaku Rexhepi, duke e thirrur në emër, por, ajo ia ktheu menjëherë duke i thënë “Kryesuese! Për ty jam kryesuese!”.

EkoHigjiena

– Ndërkohë që opozita këmbëngulte që seanca mos të nis pa praninë e kryetarit të komunës , për arsye se në rend dite ishte edhe raporti nëntë mujor i kryetarit, kryesuesja e kuvendit insistonte të procedohej tutje me seancë, duke thënë se kryetari i komunës po që se vjen, inkuadrohet, nëse jo janë nënkryetari dhe drejtorët prezentë, andaj nuk ka nevojë të jetë domosdo kryetari. Në këtë ka reaguar Sahit Abazi (PDK) duke i thënë asaj: “Ju jeni kryesuese e jona nuk jeni zëdhënëse e kryetarit Hazirit”

– Në një moment kur opozita (PDK) insistonte të futej në rend dite çështja e arsimit e pozita e shpërfillte një kërkesë të tillë sa që e bëri PDK-në të “kërcënonte” se mund të ndërmerrte ndonjë veprim të bojkotit apo pengimit, fjalën e kërkoi Bajram Hasani ( kuvendar i pavarur), që vije nga subjekti Nisma për Kosovën, duke i dhënë përkrahje PDK-së, nëse kjo do ta bllokonte Kuvendin. “Keni përkrahjen time të plotë nëse vendosni me e bllokoni kuvendin”, u shpreh ai, duke bërë që kjo të ishte inserti i radhës së “ironisë” i shprehur në Kuvend.

– E me mungesën e kreut të komunës ka ironizuar edhe anëtari i PDK-së Riad Rashiti me propozimin e tij interesant, duke kërkuar që seancat të mbahen prej orës 18:00 apo 20:00, edhe atë në Prishtinë në mënyrë që të ia përshtatnin orarin agjendës së kryetarit Haziri, që të mos mungojë më nëpër seanca, siç ka ndodhur deri më tani.

– Deklarata interesante erdhën edhe nga Bujar Nevzati (PDK), i cili, duke iu referuar mungesave të kryetarit Haziri nëpër seanca, tha se “Gjilani është pa kryetar. Që dy vjet nuk kemi kryetar!”
Po ashtu duke e komentuar sallën e re të Kuvendit ai tha se është e vogël duke e quajtur madje edhe “kotec”.

– Avdyl Aliu, shef i grupit të Këshilltarëve të LDK-së, tani më ka marr nofkën “këshilltari i meseleve” edhe në këtë seancë, duke ironizuar me opozitën që nuk po e vlerësonte sallën e re të kuvendit, e tregoi një mese të re, duke përmendur se si njëri u tregonte miqve shtëpinë e tij dhe kur ata e vlerësuan se si shtëpia ishte e mirë, por vërejtje patën tek kuzhina që ishte e vogël, pronari ua ktheu se, kuzhina e vogël mundësoi që shtëpia të jetë e madhe. Ai me këtë tha se dëshiron të thotë se salla mund të jetë e vogël, por që do të dalin punë të mëdha nga këtu.

– Kritikat e opozitës në adresë të Drejtorit të Arsimit i priti me ironi, Isa Agushi nga LDK-ja, duke e “trimëruar” drejtorin e Arsimit se “ nuk po kanë ku me ta ngjit”, duke aluduar se opozita nuk po ka argumente në akuzat dhe kritikat e saja…

E sihariqe të tilla nga kuvendarët gjilanas pati dhe do të ketë akoma nëse i referohemi asaj se çfarë kemi dëgjuar deri më tani, nëpër seancat e deristanishme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.