DYLON

Drjetori i DKA-së sheh nga afër punimet dhe përgatitjet që po zhvillohen në disa institucionet arsimore

Drjetori i DKA-së sheh nga afër punimet dhe përgatitjet që po zhvillohen në disa institucionet arsimore
Avatar photo Redaksia

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan po i përcjell nga afër punimet dhe përgatitjet që po zhvillohen në institucionet arsimore të komunës sonë, me qëllim që viti i ri shkollor të nisë në kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit”,  ka thënë Jeton Rexhepi, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan. 

Sipas tij, aktualisht, punime të rëndësishme po zhvillohen edhe në SHMU “Thimi Mitko“ dhe SHMU „Nazim Hikmet“, ku po punohet në përmirësimin, rregullimin dhe funksionalizimin e hapësirave shkollore. Paralelisht, ndërhyrje dhe punime të ndryshme po realizohen edhe në shkolla të tjera të Komunës së Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

Drejtori Rexhepi ka thënë se përgatitja dhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore mbetet një nga prioritetet, sepse një ambient i sigurt, funksional dhe i përshtatshëm është parakusht për një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për procesin mësimor.

“DKA mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave dhe institucionet komunale, të përfundojë punimet e planifikuara dhe të sigurojë kushtet e nevojshme për një fillim sa më të mirë të vitit të ri shkollor. Vazhdojmë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim për një arsim më të mirë në Gjilan”, ka thënë Jeton Rexhepi, drejtor i DKA-së në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.