DYLON

Driton Kuka kritikon ambasadën zvicerane

Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka kritikuar ambasadën e Zvicrës në Kosovë për shkak të diskriminimit që po i bëhet sportistëve kosovarë gjatë aplikimit për viza.

Reagimi i plotë i Driton Kukës në “facebook”:
Problemet dhe sjelljet jo te dinjitetshme të disa personave shqiptar që punojnë në Ambasadën zvicerane dhe që pranojnë dokumentacion për viza janë bërë pengese serioze dhe e madhe për Reprezentacionin tone të xhudos.

EkoHigjiena

Qe të jetë edhe ma keq kjo Ambasade po kryen punë Konsullore edhe te Austrisë dhe Francës.

Ky Shqipfolës ( nëse dikush ja din emrin kisha pas dëshire ta publikoje ) gjatë pranimit të dokumentacionit ka shpikur kërkese për Sigurim Shëndetësor vetëm për Sportistë, i cili nuk ekziston në asnjë Kompani të Sigurimeve!

Rrjedhimisht dje për ketë arsye edhe është refuzua një garues i yni i caktuar të marr pjesë në Kampionatin Evropian në Austri me 21-24 Shtator.

A është momenti dikush me ngrit zanin kundër diskriminimit, si te ecim përpara kur përballemi me kësi probleme banale sa nuk mundemi as te udhëtojmë !?

Mundësisht nëse dikush ka informata për këta persona ta dimë se këta po punojnë kundër shtetit tone!!

http://www.rtklive.com/?id=4&r=41181