Dritës i ndalet hovi i fitoreve
FC Drita nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve pasi sot ka pësuar nga Prishtina (1:2), në ndeshjen e mbetur të javës së 2-të të Superligës së Kosovës në Futboll.
Ndonëse skuadra gjilanas kishte arritur që para një jave ta fitojë ndeshjen pikërisht ndaj Prishtinës (0:3) edhe atë si skuadre mysafire, sot në terren të saj ‘bardh e kaltërtit”, pësuan nga skuadra prej kryeqendre.
Ishin pikërisht mysafirët që kaluan në epërsi që në minutën e shtatë përmes Blendi Baftiut, barazoi në minutën e 19-të, Blerim Krasniqi, por në minutën e 51-të, futbollisti Ardian Hasani realizoi për Prishtinën për 1:2, që doli të jetë edhe rezultat final i këtij takimi.
Pas pësimit të kësaj humbje Drita mbetet në pozitën e tretë me 23 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Drita do të luajë kundër Drenicës, në udhëtim. /2LONLINE/
