Kf. Drita do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore para fillimit të kampionatit të ri në Superligën e Kosovës. Klubi gjilanas do të takohen me klubin nga Liga e Dytë – Grupi B, Kf. Ulpiana.
Klubi nga Prishtina do të takohet me dy herë kampionët e Kosovës, Dritën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Takimi zhvillohet në ora 17:00, ndërsa të dyja skuadrat kanë mundësi t’i testojnë transferimet e reja.
Drita tashmë ka prezantuar tetë futbollistë të rinj, Benjamin Shabanin, Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Drilon Islami, Donat Hasanaj, Izair Emini, Darko Tofiloski dhe Gilberto Fortunato.