Drita U15 kampion vjeshtor, asnjë humbje në nëntë ndeshje

Drita U15 kampion vjeshtor, asnjë humbje në nëntë ndeshje

Klubi Drita U15, pjesë e Lidhjes Regjionale të futbollit në Gjilan, janë nga grupmoshat më premtuese të futbollit gjilanas, ndërsa stinorin vjeshtor e mbyllën në vendin e parë, me 25 pikë të tubuara.

Djemlmoshat ‘bardhëekaltër’ kanë treguar paraqitje fantastike me 39 gola te shënuar dhe vetëm 2 të pranuar, 8 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje.

Cilësia, përkushtimi dhe seioziteti i të rinjëve të Dritës po bënë krenarë të gjithë, dhe për këtë fakt shprehet i kënaqur edhe kryetrajneri, Ardian Latifi, shkruan 2LONLINE.com.

“Kjo për meritë te djemve ku kanë treguar kualitet dhe qasje shumë serioze dhe me plot meritë jemi kampion, kemi zhvillu edhe 15 ndeshje miqësore, ku ju kemi dhenë hapësire edhe lojtarëve që kanë pas më pak minuta ne kampionat. Jam shumë i kënaqur me djemtë kanë punu fortë , kanë ardh me vullnet ne stërvitje, kanë kryer detyrat me përpikmëri. Sigurisht, që ka vend ende për përmisime besoj këtë vit jemi edhe më të komponuar e njohin njëri-tjetrin edhe më mirë dhe në pranverë jemi edhe më te fortë ne të gjitha drejtimet”, ka thënë Latifi.

Trajneri, Ardian Latifi, që edhe vet dikur ishte futbollist, ka një mesazh për të gjithë të rinjtë, të cilët janë pjesë e futbollit apo në ndonjë sport tjetër, por edhe ata që mund të aktivizohen në të ardhmen.

“Ata që nuk janë aktivizuar merruni me sport , jeni më të shendetshëm, jeni aktiv, ndikon ne socializimin e femijeve, i mëson te vendosë objektiva, i mëson si të perballen me problemet,   kurse ata që jeni aktiv punoni dhe vazhdoni endrrën mos u kënaqeni me pak, krejt ne fund Drita është familje e madhe ka vend për të gjithë, ejani ju mirëpresim”, ka deklaruar Latifi, për 2LONLINE.com

Akademia e Dritës është në tranzicion e në rritje e sipër , fokusi është në zhvillimin afatgjatë e jo në rezultate afatshkurte, me zhvillu lojtarë të besueshëm, kreativë dhe të aftë për t’i mbrojtur ngjyrat e ekipës senior.

Të gjithë trajnerët nëpër kategoritë e klubeve të Dritës janë te licensuar nga UEFA , ku shkolla ka bazë funksionimi programin “Grassroots”.

 

KOMENTE